Shfaqet dokumentari për lezhjanin e vrarë në policinë e Athinës
Ditën e djeshme u shfaq premiera e dokumentarit të Aulon Kalasë, "Drejtësi Pëllumbit".

Ky dokumentar është një punë origjinale e gazetarit mbi vrasjen e lezhjanit Pëllumb Marnikollaj në komisariatin e Policisë "Ano Patisi“ në Athinë më 3 gusht 2016.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, autori Kalaja u shpreh vështirësitë që ka hasur për ta kthyer këtë nismë në kauzë.

"E kam pasur të vështirë për ta bërë këtë dokumnetar. Mentaliteti i parë që duhet të tejkaloja ishte se i ndjeri na paska vuajtur një dënim dhe nuk mund të ngrija një kauz me këtë njollë në biografi. Por përgjigjia ime ishte se mbi të drejtën e jetës nuk mund të prevalojë asgjë. Nëse ka bërë dicka të përgjigjet para dhe sipas ligjit dhe jo ti merret jeta nga xhelatët në një komisariat grek", deklaroi Kalaja.

Para shfaqjes se dokumnetarit foli edhe babai i Pëllumbit, i cili shprehu mirënjohje dhe falënderime për dokumentarin e përgatitur në nder të djalit të tij.

Pëllumbi Marnikollaj është një nga të rinjtë shqiptarë që ka humbur jetën në Greqi, vdekja e të cilit mbetet mister sesi u gjend i masakruar në komisariatin e Athinës.

Ai ishte viktima e 171 në mes të 178 shqiptarevë të vrarë në Greqi. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2018, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori