Shëtitje krah gruas, ku po e kalon fundjavën Donald Lu
Pëlqej
I veshur sportiv, me një fletëpalosje në dorë ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu e ka kaluar këtë fundjavë te kopshti zoologjik në kryeqytet.

Bashkë me çiftin amerikan, të pranishëm kanë qenë edhe disa nxënës të huaj me banim në Tiranë.

Ata janë njohur nga afër me gjithçka ofron kopshti zoologjik, i cili popullohet më së shumti fundjavave.

Siç duket edhe nga fotot, ata shikojnë me shumë kuriozitet në këtë park, larg zhurmës së kryeqendrës shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori