Shëtiste në qytet me armë të ftohta, kapet mat lushnjari
Pëlqej
Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një shtetas i cili po shëtiste brenda qytetit me armë të ftohta.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Fatjon Murtaj, 27-vjeç, banues në Kreshpan, Fier.

Njoftimi i policisë

Lushnje

Mbante armë të ftohta me vete, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Fatjon Myrtaj, 27 vjeç, banues në Kreshpan, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit personal të ushtruar, në qytetin e Lushnjes, rezultoi se mbante me vete një paisje të ngjashme si ato të armëve të ftohta “Trullosëse elektrike” dhe një palë praga metalike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga Neni 279/2, i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori