Sheshoi teatrin pas 2 viteve "luftë", Rama zbulon se edhe Berisha donte shembte
Kryeminstri Edi Rama është shprehur se ish-kryeministri, Sali Berisha dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë pasur si synim që ta kthenin vendin ku ndodhej Teatri në një qendër tregtare.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Rama tha se Berisha dhe Basha donin ta kalonin Teatrin te Piramida dhe truallin e tij ta shfrytëzonin për një “Plaza Shopping”.

Sipas tij, për këtë ekzistojnë edhe fakte, teksa thekson se janë investuar 6 milionë euro për ta kthyer Piramidën në “Teatrin e Ri Kombëtar”.

"Pse atje? Sepse atje është trualli më i mirë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Sepse Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ku ishin në qeveri, donin ta shembnin dhe donin ta bënin tek Piramida. Atje ku është trualli i teatrit donin të bënin një 'plaza shoping'.

Këtë nuk e them bazuar në ndonjë fantazi, por e them mbi faktin se u investuan 6 milionë euro tek Piramida, në mënyrën më absurde për të bërë atje Teatrin Kombëtar, pasi nuk mund të ndodhet kurrë pasi nuk ka asnjë kusht ajo hapësirë për të ndërtuar teatër.

Ajo që lan pas ishte se morën me vete të gjitha pllakat e mermerit të Piramidës dhe nuk e di se ku i çuan, mbase për vila, mbase për banjo, mbase për pllaka përkujtimore por i morën.

Mua më ka ardhur në zyrë, investitori shqiptar bashkë me një grup investitorësh gjermanë me projektin përpara aty tek ai shesh dhe më kanë thënë ne duam të ndërtojmë këtë se teatri do të shkojë atje.

Kjo ka bekimin e Kryeministrit, por sigurisht kryetari i bashkisë duhet të jetë dakord. U thash, këtë ta harroni se këtu do të ndërtohet teatri i ri", tha ai.


Shtuar më 20/05/2020, ora 20:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori