Sherri për një femër biznesmeni vret 28 vjeçari
Një 28 vjecar është ekzekutuar me pistoletë pak para mesnatës së shtunës në qytetin e Librazhdit. Policia thotë se viktima Artan Bardhoshi është vrarë pas një grindjeje banale me autorin Bledar Cela, 43 vjecar.

Ngjarja ndodhi në një lokal pranë rrugës nacionale Librazhd- Përrenjas në vendin e quajtur Bushtricë të komunës Qukës.
Policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes Bledar Cela, 43 vjec, gati 30 minuta pas ngjarjes, si dhe sekuestroi armën.
Në bazë të deklarimeve të autorit në polici, burime nga Policia e Elbasanit, bëjnë të ditur se konflikti mes autorit dhe viktimës kishte nisur për shkak të një femre. Sipas burimeve nga grupi hetimor, femra ka pasur lidhje intime me të dy.

Ngjarja
Mesnatën e së shtunës autori Bledar Çela 43 vjec dhe viktima Artan Bardhoshi kanë debatuar me njëri-tjetrin në ambientet e lokalit dhe më pas kanë nisur të konfrontohen fizikisht.

Të pranishmit në lokal nuk kanë mundur të ndërhyjnë për t’i dhënë fund sherrit. 43-vjecari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar ndaj të riut i cili ka mbetur i vdekur në vend. Menjëhërë më pas autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia kishte arritur ta prangoste disa metra më tuje. Sipas policisë 43-vjecari Bledar Çela është pronar i një lokali në qytetin e Pogradecit si dhe i një rezervati peshku në fshatin Xhyrë të komunës Hotolisht. (news24)
Shtuar më 22/08/2010, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori