Rama i përgjigjet Berishës: Të qeshësh e të qash me lot me akuzat se paskam kërcënuar SPAK

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me SPAK. Rama shkruan se nuk di në të qajë apo të qeshë në lidhje me akuzat se ka kërcënuar SPAK.

Më tej në postim Rama shkruan se gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht.

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!

Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më”, thotë Rama në reagim./albeu.com


Shtuar 7.05.2022 19:04