Sherri në Kuvend, deputetja e PS-së thumbon Nokën: Armik politik? Ti je armik i qytetërimit

VRA by albeu
Pëlqej
Ditën e djeshme deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka u përfshi në një debat të ashpër me deputetin e Partisë socialist Erjon Braçen, të cilin e gjuajti me kartonin e votimit pasi ofendoi ish-kryeministrin Berisha.

Pas kësaj ngjarje Noka u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Pas ngjarjes në një prononcim për mediat ai u shpreh se u përjashtua si një armit politik i qeverisë, por nëpërmjet një statusi në Facebook Ledi Shmaku e ka quajtur Nokën si armik I qytetërimit.

Statusi i deputetes socialiste

“Jo, Flamur, ti nuk je “armik politik”, siç e quajte veten.
Fjala politikë ka në rrënjë të saj fjalën “polis” – qytet.
Dhe qytetet kanë qytetërim.

Në këtë kuptim, ti je bash antipolitik.

Të kisha dy metra larg sot, kur zgjodhe (si përherë xhanëm) të përdorje duart në vend të fjalëve; krahun në vend të mendjes.
I kemi ca miliona vjet ne njerëzit që kemi zbritë nga pema dhe kemi mësuar të flasim.

U përjashtove si antipolitik, si armik i qytetërimit, meqënëse don patjetër ta quash veten armik.

Së paku ta dish armiku i kujt je!”, -shkruan Shamku./albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori