Sherri me thika në Korçë, policia jep informacion zyrtar
Pas sherrit me thika pasditen e sotme në Korçë policia ka zbardhur rrethanat e ngjarjes. Në njoftimin zyrtar thuhet se personi i identifikuar si D.M, 67 vjeç, banues në Korçë, është goditur me sende të forta për shkak të një konflikti të ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak.

Në lagjen nr 3 në Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta shtetasi D.M, 67 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 16/06/2019, ora 20:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori