Sherri me thika në Borsh, flet shoku i viktimës: Ja çfarë ndodhi
Redinel Ormenaj është miku i viktimës Përparim Bega, i cili mbeti i vrarë ditën e sotmenë mëngjës pas një sherri me thika në Borsh.

Mësohet se në konfliktin që ka nisur për shkaqe banale, u përfshinë 7 persona. Redinel Ormenaj, i cili ndodhet në spital, ka dhënë dëshminë e tij për Policinë.

“Pashë shokun tim që po konfliktohej me disa të tjerë. Nuk e dija çfarë kishte ndodhur. Shkova vetëm t’i ndaja, mirëpo katër vetë më goditën disa herë me kaçavida. Aty rashë në tokë. Ata ishin të përgatitur”, tha ai për Policinë.

Edhe dëshmi të tjera konfirmojnë se ndaj të riut Përparim Bega ishte ngritur një pritë në Borxh. Policia është ende duke hetuar për shkaqet e konfliktit.
Shtuar më 26/07/2017, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori