Sherri me thika në Durrës, arrestohet kreu i bandës që plagosi 15 -vjeçarin
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 17 vjeçar me banim në Durrës pasi ka plagosur me thikë një moshatar të tij jashtë ambienteve të shkollës.

Ngjarja ka ndodhur më 29 janar dhe policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi E.SH 17 –vjeç pasi në bashkëpunim me 4 persona të tjerë ka dhunuar dhe më pas ka plagosur me thikë 15-vjeçarin A.S.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës dhe jashtë ambienteve të një shkolle 9-vjeçare./albeu.com/

Shtuar më 05/02/2017, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori