Sherri me gazetarët, Zheji bën për ujë të ftohtë Ramën në studion e tij (VIDEO)
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama mbrëmë ka qënë i ftuar në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit.

Por si çdo intervistë e kryeministrit Edi Rama, ajo nuk mund të kalonte pa debate.

E gjitha nisi pas një pyetje të Zhejit i cili iu drejtua kryeministrit Edi Rama me “ti”, gjë e cila e acaroi së tepërmi atë.

Por as Zheji nuk ngurroi dhe debati përfundoi duke diskutuar mbi sherrin e Ramës me gazetarët, ku moderatori nuk përtoi t’I përgjigjej po aq ashpër.

Zheji: Te te bej nje pyetje, ti ke mundesine qe me nje fishkellime…

Rama: Une jam “ju” nuk jam “ti’

Zheji: Nuk e perdorim se nuk je monarki

Rama: Jo, une po ju flas me ju

Zheji: Mos më thoni mua ose neve që juve keni ardhur këtu dhe nuk doni të bëni debat me mua.

Sepse nëse juve keni ardhur në studion e Zhejit, është ky vend si i keni juve ato epitetet se çfarë jemi ne, t’i ke ardhur t’i thuash atyre që të ndjekin që “Unë s’e kam problem, jam superior ndaj tyre.”

Nga ana tjetër, unë ju kam ftuar që nëpërmjet kësaj trysnie bisede, zotëri juve të nxirrni ato gjëra që nuk i nxirrni në gjendje qetësie.

Rama: Unë kam ardhur të përgjigjem.

Zheji: Unë kam ardhur të të nevrikos sepse nuk bie dakort me ty. Se përndryshe ke 20 pula që të rrijnë me kamera.

Rama: Ju i thoni pula kolegëve tuaj, unë s’u kam thënë asnjëherë.

Zheji: Ju pra i keni thënë jeni pula, ju pjekim, jeni pula.

Rama: Jo, asnjëherë. Ju kam thënë që hani pula.

Zheji: Po pra, hani pula. Hajnë këta gazetarët e vegjël. Se ne pula nuk jemi, as seksualisht nuk kam dyshim. /albeu.com/

Shtuar më 24/11/2017, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori