Sherr tek "Ligjet": Dekreti i Metës nuk është llastik bre*ësh
Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet kërkesa e 5 deputetëve të maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Por, kjo mbledhje është shoqëruar me debate dhe përplasjes mes deputetëve Spartak Braho dhe Ralf Gjoni.

Braho tha se presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe duke debatuar me Ralf Gjonin tha se do ndërhynte për ta bërë anëtar të komisionit hetimor për shkarkimin e Metës.

Në replikë Gjoni i kujtoi Brahos se nuk ishte prokuror komunizmi në atë komision.

“I dashur Ralf, dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura, që mund të të hapet sa herë dhe sa të duash.

Është shtyllë dhe neni 92/2 thotë Presidenti i Republikës dekreton zgjedhjet. Nuk ka më as ç’dekret as njoftim, as vendim. ǒdekretimi që ai ka paraqitur nuk parashikohet fare në Kushtetutë.

Ne sot nuk jemi mbledhur për të shkarkuar presidentin, kuptoje dhe këtë, jemi mbledhur për të nisur një procedurë që do të konkretizohet me ngritjen e një komisioni hetimor, apo grupi hetimor që do të konstatojë nëse është shkelje e rëndë apo jo dhe më pas do të vendoset. E kupton këtë që të them apo jo”, tha ai.

Ralf Gjoni: E kuptoj shumë mirë, më mirë se ty zoti Braho

Debat pa mikrofon mes Spartak Brahos dhe Ralf Gjonit

Ralf Gjoni: Kontrolloni anëtarët e komisionit si flasin. Nuk jemi në komunizëm. Zoti Braho mbaroi komunizmi. Me të njëjtën mendësi juriste në 1990 ju kaluat 7501 dhe i morët të drejtën e pronësisë cdo qytetari shqiptar.

Mos na bëni arrogancë juridike. Mos mu drejto mua . Nëse ke problem me presidentin adresoja presidentit. Edhe fjalët kursej. Kujdes se nuk je prokuror.

(I drejtohet Ulsi Manjës): Zoti kryetar u përdor fjalë fyese. Nuk është prokuror komunizmi këtu

Pjese tjeter nga diskutimi

Ulsi Manja: E kam njoftuar Presidentin për mbledhjen e komisionit Kreu i Shtetit i ka kthyer përgjigje Komisionit të Ligjeve me shkrim dhe nuk e çmon të nevojshme të paraqitet para komisionit. Kjo nuk e pengon punën e komisionit për të vijuar proceduren e shkarkimit.

Ralf Gjoni: Kush e përcakton se Presidenti ka shkelur Kushtetuten? Nuk jam pro Dekretit të Presidentit pasi nuk është i bazuar në Kushtetutë, por unë besoj në institucione dhe këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Është i nxituar vendimi për shkarkimin e Presidentit. Kjo procedurë shkarkimi është një lojë politike për të bërë show televiziv.

Bashkim Fino: Më bën përshtypje letra e Metës pasi ka përdorur një gjuhë ironike, paragjykuese dhe hipokrite.
Shtuar më 24/06/2019, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori