Sherr për pronat në Vlorë, babai godet djalin me thikë
Një plagosje me thikë ka ndodhur mes pjesëtarëve të një familje në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 65-vjeçari Todi Tikaj është arrestuar nga për veprën penale "Dhunë në familje".

Policia ka bërë arrestimin e tij në bazë të një kallëzimi të bërë nga djali i tij, A.T., 40 vjeç.

A.T. ka denoncuar se babai i tij përfshihet vazhdimisht në konflikt fizik me të për motive pronësie dhe ditën e djeshme dyshohet se shtetasi Todi Tikaj (babai) e ka goditur me thikë.

I dëmtuari ka marrë një dëmtim të lehtë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/

Shtuar më 05/03/2017, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori