Sherr për paratë, qëllon me armë ndaj dy vëllezërve, arrestohet 48-vjeçari në Dibër
Policia e Dibrës ka vënë në pranga 1 shtetas pasi mësohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Veli Zebi, 48 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë-Dibër, pasi ka qëlluar me armë zjarri nga kati i dytë i banesës së tij në drejtim të shtetasve B.N, dhe M.N, (vëllezër), të dy banues në Durrës, të cilët po lëviznin në këmbë para banesës së 48-vjeçarit.

Policia ka marrë një telefonatë nga një banor i fshatit Ushtelenxë-Dibër, se në këtë fshat janë dëgjuar të shtëna armësh.

Sapo ka marrë njoftimin shërbimet e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Dibër kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se Veli Zebi, ka qëlluar me armë zjarri nga kati i dytë i banesës së tij në drejtim të shtetasve B.N, dhe M.N, (vëllezër), të dy banues në Durrës, të cilët po lëviznin në këmbë para banesës së këtij shtetasi. Nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.

Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se shkaku i konfliktit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e lindur më parë në lidhje me mos ndarjen në mënyrë të drejtë të lekëve të përfituara si e persekutuar politike nga një e afërme e përbashkët e të dy palëve në konflikt.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë, ndërsa po punohet për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga Veli Zebi. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe sekuestruar edhe 115 copë fishekë luftarak. Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” në banesë, “Mbajtje pa leje të municioneve luftarake”, “Kanosje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”./albeu.com/


Shtuar më 22/02/2017, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori