Sherr për pronën, vëllai kërcënon me armë vëllain në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas dhe ka parandaluar një tragjedi të mundshme.

I arrestuari është shtetasi Shkëlqim Suloavdulaj (Luli), 36 vjeç, banues në fshatin Baldushk.

fshatin Baldushk shtetasi i mësipërm dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij shtetasin L.L., 48 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Ndërhyrja në kohë e policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë.

Arrestohet autori i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 1 pas informacionit të marrë për një konflikt midis dy shtetasve, organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Shkëlqim Suloavdulaj (Luli), 36 vjeç, banues në fshatin Baldushk.

fshatin Baldushk shtetasi i mësipërm dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij shtetasin L.L., 48 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjari tip pistoletë sëbashku me një krehër me 6 (gjashtë) fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 18 fishekë luftarakë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", dhe "Kanosja", parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 07/04/2018, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori