Sherr për pronën, identifikohet autori i plagosjes në Gjirokastër
Një natë më parë në Gjirokastër mbeten të plagosur dy persona pas një sherri në afërsi të zyrave të policisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se vijon të jetë në kërkim të 40-vjeçarit Kristaq Llukani, i cili dyshohet se është autor i plagosje se dy personave.

Blutë e qytetit kanë ngritur postoblloqe në pikat kyçe si dhe po ushtrohen kontrolle në disa ambiente ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori.

Ngjarja ndodhi në orën 20:45 minuta të mbrëmjes së djeshme pas një konflikti të çastit në një lokal lloto-sporti pranë komisariatit të policisë.

Shtetasi Xhelo Gerveshi 52 vjeç dhe Valentin Buci 36 vjeç, u qëlluan me pistoletë. Ndërkohë buirme nga hetimi shpjegojnë se Xhelo Gerveshi dhe Vullnet Buci kanë pasur një konflikt për pronën me Kristaq Lukanin, që ditët e fundit kishte precipituar, ndërsa mbrëmjen e sotme pranë një lokali janë përplasur dhe sherri ka agravuar me përdorimin e armës.

Pas debatit verbal, 50 –vjeçari ka nxjerrë armën duke i qëlluar dy personat. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Xhelo Gerveshi ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa të dy raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Xhelo Gerveshi pasi ka marrë ndihmën e parë në këtë spirtal është transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2018, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori