Sherr për pronat, 38-vjeçari plagos me thikë babë e bir
Pëlqej
Policia ka vënë në pranga Vullnet Muçën , 38 vjeç, banues në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një 52 vjeçar si dhe djalin e tij 16 vjeç.

Ky shtetas rreth orës 21.40 pas një konflikti për motive pronësie ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasit Sh. M. 52 vjeç ,lindur e banues në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup, i cili është dërguar me ambulancë në Spitalin Ushatrak Tiranë për shërbim më të specializuar, ndodhet në gjendje të rëndë .

Si dhe ka plagosur lehtë shetasin A. M. 16 vjeç, djalin e shtetasit SH.M, i cili pas mjekimit ka dalë nga spitali. /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2018, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori