Sherr per posterat, vdes nje anetare i PD-se
Albeu.com
Nje debat per vendosjen e posterave te fushates elektorale qe u perkasin dy partive te medha ne vend ka shenuar viktimen e pare ne fshatin Qerret ne Sukth. Artan Zeka 25 vjec simpatizant i Partise Demokratike eshte plagosur rende ...... dhe me pas ka gjetur vdekjen ne spital pas sherrit me simpatizantin e Partise Socialiste, Skender Balla.

Ngjarja e rende ka ndodhur ne oren 09.00 te mengjesit ne qender te Qerretit ne nje lokal per te cilin te viktima dhe autori jane konfliktuar se kush do t’i vendoste posterat perkates.

“Jane konfliktuar per simbolet e subjekteve elektorale. Me pas Skender Balla, simpatizant i Partise Socialiste eshte larguar per t’u rikthyer me nje automatik duke plagosur shtetasin Artan Zeka, i cili gjeti vdekjen me vone ne spital. Balla eshte person me precedente kriminal dhe eshte arrestuar vetem 10 minuta pas krimit”, njoftoi Klodian Branko, zedhenesi i policise.

Skender Balla raportohet zyrtarisht nga Policia e Shtetit si person me precedente te meparshem kriminale per nje ngjarje te 2003. Materialet per ngjarjen e kesaj te premteje i kaluan prokurorise per veprime te metejshme hetimore.

Nderkohe zedhenesja e qeverise, Majlinda Bregu kerkoi qe te gjithe simpatizantet e Partise Demokratike te distancohen nga ky akt kriminal dhe te qendrojne larg cdo lloj konfliktualiteti. (tch)
Shtuar më 12/06/2009, ora 22:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori