Sherr për një vajzë, humb jetën 17-vjeçari që u masakrua me thikë në Itali

Ka humbur jetën 17-vjeçari Pandi Lavdari i cili u godit me thikë në gjoks nga një 19-vjeçar Italian.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane që kanë publikuar edhe foton e viktimës dhe autorit.

Simone Maddaluno quhet i riu italian që u konfliktua me shqiptarin për një vajzë që i pëlqente të dyve.

Konflikti i parë i madh mes të dyve lindi mbrëmjen e së dielës në një diskotekë. Një shikim i tepërt ndaj vajzës që pëlqenin të dy, shtyrje dhe grushte, më pas secili shkoi në shtëpinë e vet.

Të hënën pasdite, të dy u shkëmbyen në rrugë, para kopshtit të postës. Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes nga karabinierët e Pavias, duket se Simone, ndoshta i provokuar nga i njohuri-rival, e ndoqi deri në fund të rrugës “Dalla Chiesa”, pas zyrave të postës.
Aty, pa e parë askush, goditi me thikë në kraharor 17-vjeçarin, i cili në pak sekonda, u shemb në tokë.

Ai u transportua në Poliklinikën “San Matteo” në Pavia, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale delikate në tentativë për ti shpëtuar jetën por fatkeqsisht ai humbi jetën. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2017, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori