Sherr në studio, Rama përplaset me Fevziun për gjobat: Ti je lideri real i PD-së
Kryeministri Edi Rama edhe mbrëmjen e sotme është përplasur me gazetarin Blendi Fevziu.

Kjo pas pas pyetjes së Fevziut për falje të gjobave të cilave ai i konsideroi elektorale.

Rama: Unë nevoja elektorale nuk kam. Sikur sot të ndaloj së bëri çdo gjë me 25 prill partinë tënde unë do ta mund.

Fevziu: Ti shko dhe jepu përgjigje qytetarëve shqiptarë për gjobat.

Rama: Ti je lideri real në terren i Partisë Demokartike, lideri i madh është ai që ke në Llaëz dhe ai tjetri është lidër virtual i PD-së. Do të mund me 25 prill!.

Rama po ashtu tha se maska do të mbahet gjatë deri në dalje të dimrit.

“Do të qendroj gjatë deri në dalje të dimrit. Frika më e madhe është se çfarë do të ndodhë gjatë dimrit.”- tha Rama.

Po ashtu Rama thumboi edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila tha se do të refuzojë që të vendosë maskën, ndërkohë që qytetarët nuk kanë para ta blejnë.

“Zonja i ka xhepat bosh dhe realisht nuk arrin dot. Zonja ka problem si i ka xhepat bosha. Është aty se vuan shumë për xhepat e shqiptarëve.”- tha Rama.
Shtuar më 15/10/2020, ora 21:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori