Sherr në parukeri. Vajzën e nxjerrin për flokësh jashtë (VIDEO)
Përgjithësisht parukeritë janë vendi i thashethemeve duke qenë se është një vend i mbushur plot e përplot vetëm me femra.

Megjithatë për fat te keq ndonjëherë rezultojnë “fatale”, pasi ndodh që femrat të mos bien dakord mes tyre.

Në rast se nuk bien dakord dhe kanë mendime të ndryshme, duhet të përgatitesh për “luftën” e radhës. E të mos kishin qenë disa persona të pranishëm që të ndërhynin, kjo do kishte ndodhur në një parukeri në mes të Tiranës, në rrugën e Durrësit. Sipas raportuesit i gjithë sherri ka ndodhur mes një çifti dhe mes stafit të parukerisë.

Fillimisht vajza ka qenë brenda qendrës estetike vetëm kur ka plasur sherri, e cila është shtrirë përtokë duke e kapur për flokësh nga stafi i qendrës. Pas kësaj një djalë ka hyrë menjëherë brenda, ndaj të cilit kanë vijuar goditjet nga të gjitha vajzat e tjera të cilat ndodheshin brenda. Raportuesi shprehet se nuk dihet nëse vajza e konfliktuar me stafin e qendrës estetike ishte kliente, apo kishte ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë nga pjesëtaret e stafit, shkruan faqja “Jeta osh qef”.

Te videoja shihet momentin kur vajza dhe djali, të cilët janë zënë me stafin dalin nga parukeria, ndërsa vajza të tjera i ndjekin nga pas. Ishte 1 qift kundrejt te gjitha atyre ate vajzen e shtrin ne toke e kapen per flokesh dhe nderkoh hyri ai djali atëherë filloi keq fare i degjeneruan i goditen brenda po ashtu filluan dhe jashte parukeris po me pa dikush dhe e ndërpreva videon. Di vetem se konfliktin e kishin me vajzën ishte rastesi si po kaloja aty. /Albeu.com/
Shtuar më 26/07/2016, ora 18:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori