Sherr në një lokal në Berat, qëllohen me thikë dy të rinj
Policia ka vënë në pranga dy persona të cilët janë përfshirë në një sherr me thika në ambientet e një lokali në Berat.

Ngjarja ka ndodhur në "Tafil Skëndo", në rrethana ende të paqarta. Sipas policisë, Llazar Ziu ka goditur me grushte dhe mjet prerës (thikë), E.K, 20 vjeç, banues në lagjen "11 Janari".

Gjatë grindjes i dyshuari ka goditur me mjet prerës dhe shokun e tij shtetasin R.B, 17 vjeç, banues në Tapi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, "Kanosja", "Prishja e qetësisë publike", "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Plagosje e lehtë nga pakujdesia". /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2018, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori