Sherr në burgun e Korçës, izolohet Zani Çaushi
Një sherr ka ndodhur në burgun e Korçës mes të burgosurve. I burgosuri Zani Çaushi dhe dy të tjerë janë zënë me njëri tjetrin, për motive ende të paqarta. Emrat e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë zënkë, nuk bëhën publik.

Sipas burimeve policore mësohet se pasi kanë vënë në qetësi situatën, gardianët kanë izoluar të dënuarin me burgim të përjetshëm Zani Çaushi.

Çaushi u transferua në burgun e këtij qyteti pas incidenteve në Burrel e Peqin. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori