Sherr në Shkodër, thyhen xhamat e makinave dhe qëllohet me armë
Një sherr për motive të dobëta ka shpërthyer në një lokal në Berdicë në Shkodër. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës dhe gjatë sherrit ka mbetur i plagosur shtetasi F.F 34 vjeç.

Më pas kur kanë dalë nga lokali këta persona kanë thyer xhamat e parë të dy mjeteve të cilat ndodheshin në parkingun e lokalit.

Njëri nga personat ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe është larguar së bashku me personat e tjerë me automjetet e tyre.

Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake hetimore është bërë identifikimi dhe
shpallja në kërkim e shtetasit: A. K. 32 vjeç, banues në Lezhë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe zbardhjen e plotë te ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” ,”Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të kryera në bashkëpunim./albeu.com/

Shtuar më 23/03/2017, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori