Aksioni i SPAK në Morinë, Rama: U godit një çerdhe të korruptuarish në Policinë e Shtetit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas operacionit të SPAK në doganën e Morinës, ku u arrestuan 32 policë dhe punonjës shqiptare dhe gjithashtu policë të Kosovës.

Rama ka përshëndetur SPAK dhe SHÇBA, ndërsa shkruan se u godit një çerdhe të korruptuarish në Policinë e Shtetit.

Më tej në postim, kreu i qeverisë uron që edhe në vazhdin të fshihet çdo njollë e uniformës së policisë.

“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”, shkruan Rama./albeu.com

 


Shtuar 8.04.2022 16:43