Sherr në Kuvend, Leskaj paralajmëron Nokën se do përdorë Gardën për ta nxjerrë nga Kuvendi

VRA by albeu
Pas debatit të rëndë në parlament ku deputeti demokrat Flamur Noka, qëlloi me kartonin e votimin deputetin socialist Erjon Braçe, drejtuesja e seancës Leskaj ka kërkuar përjashtimin e Nokës për sencës e sotme.

Kjo kërkese nuk është pranuar aspak nga deputeti Noka, por gjithashtu ka ngjallur dhe reagimin e deputetëve të tjerë demokratë që kanë kërkuar edhe përjashtimin e Braçes.

Leskaj pohoi se ska arsye për përjashtimin e deputetit socialist por kërkoi me këmbëngulje përjashtimin e Nokës, pasi në të kundërt do të përdorë Gardën për ta nxjerrë./albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori