Bergomi: Donnarumma bëri gabim që u largua nga Milani, do të ishte bërë si Dida

Në një intervistë të shkurtër për “Corriere dello Sport”, Beppe Bergomi u shpreh i habitur për faktin e disa lojtarëve të mëdhenj  që largohen nga top 3 klubet e Serie A.

“Jeta përbëhet nga zgjedhje, por nuk do ta kuptoj kurrë se përse largohen nga Interi, Milan apo Juventus, për të shkuar në një ekip tjetër jashtë Italisë. Këto tre klube janë më të mirat në Itali dhe jo vetëm. Nuk do të mund të gjesh më mirë në një klub tjetër. Mund të fitosh disa trofe më shumë, por nuk është karriera e futbollit vetëm për trofe.

Duhet të ndjehesh mirë, duhet ta dashurosh fanellën dhe ngjyrat që mban në trup.

Donnarumma bëri gabim të madh që u largua nga Milani, atje ai do të ishte bërë një legjend, sikur Dida”, u shpreh Bergomi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.03.2022 14:09