Sherr në familje, babai i dehur përvëlon vajzën me ujë të nxehtë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës ku gjatë një zënke në familje, babai në gjendjedehur i ka hedhur ujë të nxehtë vajzës së tij.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se shtetasi me inicialet K.Xh., është shpallur në kërkim pasi dje, rreth orës 18:00, në banesë, në gjendjedehur, pas një konflikti për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, dyshohet se i ka hedhur ujë të nxehtë, vajzës së tij, shtetases A.XH. 14 vjeçe, e cila është përfshirë për të shuar konfliktin midis prindërve.

Për pasojë, e dëmtuara është djegur në këmbë dhe ndodhet në Q.S.U.T. nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”./albeu.com/
Shtuar më 02/03/2017, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori