Sherr i ashpër mes Vuçiçit dhe Mustafës në darkën e Sarajevës
Nuk ka qenë e qetë darka e kryeministrave të rajonit të mbledhur në Sarajevë dhe që të ftuar nga kreu i presidencës vendase kanë ngrënë një darkë në restorantin “Libertas” të qytetit.

Mediat serbe shkruajnë se kryeministri Aleksandar Vucic ka pasur një përplasje verbale me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.
Shkak është bërë një vendim që ka nënshkruar këtë të mërkurë kryeministri i Kosovës për shtetëzimin e të gjitha pronave të ish-Jugosllavisë.

Siç mëson se “Blic” që në fillim të darkës Vuçiç i është drejtuar Mustafës: “Të lutem më thuaj çfarë po ndodh me grabitjen e pronës serbe në Kosovë?” ndërsa ka shtuar: “Ti ke ardhur vetëm apo me ndihmën e dikujt tjetër?”

Sërish sipas një burimi të “Blic” atmosfera në mesin e mysafirëve ishte “e tensionuar, dhe në disa raste e pakëndshme” për shkak të konflikteve mes Mustafës dhe Vuçiç. Gjithsesi askush nuk u largua nga darka “edhe pse për një moment u duk se kjo mund të ndodhte”, citon “lapsi.al”.

I pranishëm në darkë ishte edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Mirko Saroviç, Ministri i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë dhe, si dhe ambasadorët e Serbisë dhe Shqipërisë.
Para darkës, Vucic tha se autoritetet e Prishtinës nuk mund të marrin vendim mbi pasuritë e ish-Jugosllavisë.
Shtuar më 15/03/2017, ora 23:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori