Sherr midis barinjve shqiptarë: Njëri në gjendje kritike, tjetrin e godet kamioni pas zënkës
Dy barinj shqiptarë kanë përfunduar në spital në Greqi pas një sherri mes tyre.

Pacienti i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv u plagos në kokë, ndërsa autori i plagosur pak kohë më vonë u godit nga një kamion, duke mbetur i plagosur gjithashtu.

Mediat lokale greke shkruajnë se tre barinj nga Shqipëria punonin në një fermë afër Xerës.

Njëri prej tyre goditi kolegun e tij në kokë, ndërsa ishte i shqetësuar pasi do të pushohej nga puna.

Burri i plagosur pësoi plagë të rënda në pjesën e kafkës. Ai u dërgua në spital dhe po mjekohet në njësinë e kujdesit intensiv.

Autori i dyshuar doli në rrugë pas incidentit dhe filloi të ecë, por u godit nga një kamion duke u plagosur gjithashtu.

Shtuar më 08/06/2020, ora 20:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori