Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, motori i gjetur afër shtëpisë së porositësit të vrasjes dyshohet se nuk është përdorur për krimin

Zhvillime të reja dalin në lidhje me vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj, në Shëngjin.

Burime bëjnë me dije se motori, i cili u gjet më 27 prill në fshatin Kakarriq të Lezhës, afër shtëpisë së porositësit të vrasjes, Edmond

Haxhia, dyhohet se nuk është i njëjti me atë që u përdor nga autori portugez, që ekzekutoi Nikulaj më datë 19 prill.

Për këtë arsye policia po verifikon dhe ekzaminon imtësisht motorin e gjetur. Hetuesit po kalojnë në sitë karakteristikat e mjetit të blerë në Tiranë i cili mendohet të jetë përdorur për të kryer krimin, me atë të gjetur në lum 300 metra larg shtëpisë së Edmond Haxhisë, i cili është vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit, në rolin e organizatorit, porositësit dhe financuesit të atentatit.

Kujtojmë se gjykata britanike la dje në burg tre të arrestuarit akuzuar për vrasjen e bisnesmenti, Ardian Nikulaj, në Shëngjin.
Edmond Haxhia, 37 vjeç, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, Coral, në Shëngjin të Shqipërisë, ngjarje e cila besohet se ndodhi si pasojë e gjakmarrjes.

Hunt, Haxhia dhe Mathin u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Ëestminsterit pas një urdhër-arrestit nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Të treve iu është caktuar masa e paraburgimit. DailyMail raporton se e gjitha nisi nga një mosmarrëveshje për një shumë rreth 80 mijë paund.

Beteja ligjore është fokusuar të ekstradimi i tyre në Shqipëri, për tu gjykuar nga drejtësia gjykata Shqiptare Drejt Britanisë janë dërguar të gjitha provat që i implikojnë të arrestuarit por edhe dy personat që janë ende në kërkim, një prej të cilëve edhe ekzekutori portugezi Ruben Saraiva, të cilat i janë bashkangjitur kërkesës për ekstradim. Si prova kryesore janë konsideruar pamjet filmike që lidhen me praninë e tyre afër vendit ku ndodhi ekzekutimi, por rendësi të veçantë kanë për hetuesit gjurmët biologjike të AND-së, të lënë në rrobat e autorit si dhe në motorin e përdorur prej tij.

Të gjitha këto do të vlerësohen nga gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën për ekstradim. Ndërkohe vijojnë kërkimet në katër shtete si Greqi, Itali Portugali dhe Angli për kapjen edhe të dy personave të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje.

50-vjeçari Nikulaj ishte i njohur në zonën e Lezhës dhe më gjerë. Ai ishte pronar i një resorti të njohur në plazhin e Ranës së Hedhun që frekuentohej nga turistë të shumtë dhe kishin performuar këngëtarë e DJ të njohur, si dhe kishte në pronësi lokalin ku mbeti i vrarë. Prona të tjera ishin në emër të familjarëve të tij. Ardian Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021. Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak./albeu.com/


Shtuar 2.05.2023 12:11