Sherr mes të rinjve në Kukës
Policia e Kukësit bën të ditur se në lagjen numër 4 është plagosur një i ri. Bëhet fjalë për Jetmir Bajraktarin, 24 vjeç dhe është plagosur me thikë pas një grindjeje banale.

Autori i veprës është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia, që për shkak të hetimit nuk bëhet i ditur

Ndërsa, 24-vjeçari i plagosur është dërguar me shpejtësi në spital dhe gjendet nën kujdesin e mjekëve në sallën e reanimacionit. Mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2013, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori