Zjarri në banesën në Gjirokastër, ndërron jetë një 12-vjeçare

Zjarri që ra në një banesë në Gjirokastër i ka marrë jetën një 12-vjeçareje që ndodhej në banesë.

Ajo deri para pak momenteve, ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dervician, Dropull, ndërsa vajza ndodhej në shtëpi me të atin në momentin që ka rënë zjarri.

Për pasojë, lëndime ka marrë edhe i ati, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet ende. Zjarri në banesën në Dervician ka rënë rreth orës 20:30. Në shtëpi ndodheshin kryefamiljari I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare.

Ata u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjekësore, por për fat të keq e mitura nuk mundi të mbijetonte.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë që po punojnë për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/