Sherr mes të rinjsh, një i plagosur në Bulqizë
Një përson ka mbetur i plagosur pas një konflikti të dhunshëm mes dy grupeve të rinjsh në Bulqizë. Ngjarja është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Dragu të komunës Fushë Bulqizë, ku sipas policisë Ramadan Nika është qëlluar me levë, duke u plagosur rëndë.


Fillimisht ai nuk ka paraqitur shqetësime serioze dhe ka qëndruar në shtëpi, por gjatë mëngjesit të sotëm është zgjuar pa ndjenja, cfarë ka bërë që familjarët ta transportojnë menjëherë drejt spitalit të Bulqizës dhe në pamundësi për ti dhënë ndihmën e nevojshme atje është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2012, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori