Sherr mes të rinjsh, ndalohen dy persona
Dy persona janë ndaluar nga policia e Tiranës pas një sherri të ndodhur në zonën e Stacionit të Trenit duke evituar edhe një përplasje me armë. Mësohet se Adrian Mzhika është kapur në flagrancë me një armë të tipit pistoletë ndërsa është ndaluar edhe 21 vjecari Edvin Brahimaj lindur në Mallakastër dhe banues në Kodër-Kamëz Tiranë.


Ndalimi i tyre është bërë pas konfliktit të krijuar me 3 vëllezërit Leti, përkatësisht Besim Leti, 21 vjeç; Andi Leti, 23 vjeç dhe Renato Leti, 24 vjeç, banues në Bulqizë. Ndërsa konflikti kishte nisur para rreth një muaji në rrethin e Matit midis shtetasve Renato Leti dhe Armando Hidri. /albeu.com/

Shtuar më 17/03/2012, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori