Sherr mes murgjerve ne manastirin e Gracanices
Albeu.com
Një grup murgjish, ithtarë të kryepeshkopit Artemije, tashmë të shkarkuar ka sulmuar në manastirin e Graçanicës murgjit të cilët përkrahin vendimin e Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe për shkarkimin e Artemijes.
Grupi i murgjve në portën e Manastirit të Graçanicës fizikisht kanë sulmuar murgjit, të cilët përkrahim vendimin e Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe për shkarkimin e Artemijes dhe emërimin në vend të tij të kryepeshkopit Anatasije, kanë njoftuar mediet serbe.

Pas ardhjes së kryepeshkopit Atanasije për kryeadministrator të Dioqezës Rashkë-Prizren, grupi i murgjve të cilët përkrahin Artemijen kanë tentuar të hyjnë në Manastirin e Graçanicës, me qëllim të mbrojtjes së kryepeshkopit të shkarkuar, ka raportuar Blic.

Pas disa tentimeve të pasuksesshme, 20 murgj fizikisht kanë sulmuar murgjit të cilët përkrahin Atanasijen. Në tollovinë e krijuar, ka pas edhe përleshje fizike në portën kryesore të Manastirit. Pas përleshjes, grupi është tërhequr dhe është kthyer në manastir, nëpërmjet hyrjes sporadike.
Policia e Kosovës nuk është involvuar në përleshje. Mirëpo, pjesëtarët e saj kanë tentuar që të ndajnë grupet e përleshura.

Porta e Manastirit të Graçanicës pas përleshjeve fizike të dy grupeve të murgjve është përplot ushtarë ndërkombëtarë dhe policë, si dhe qytetarë. Në portë siç ka raportuar gazeta serbe Blic gjenden ushtarët e batalionit suedez të KFOR-it dhe pjesëtarë të policisë së Kosovës. Ndërsa sipas njoftimeve jozyrtare pritet ardhja e përfaqësuesve të Këshillit Nacional Serb nga Mitrovica, të cilët në rrugën për në Graçanicë janë nisur me autobus në mënyrë që “t’i ofrojnë përkrahje Artemijes së shkarkuar”.
Shtuar më 14/02/2010, ora 23:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori