Sherr mes Melisës e Mevlanit: Nëse ndihesh budalla është problemi që ke ti me veten!
“Për’Puthen” në Top Channel, pasditen e sotme nisi me një debat të fortë mes Melisës dhe Mevlanit.

Fakti që Melisa zgjodhi Elvisin për takimin e ardhshme, Mevlanit nuk i ka pëlqyer aspak dhe mendon se po luhet një lojë nga ajo.

Ai e akuzon se ajo po gënjen se ka ndërruar mendim për Elvisin, pasi në ditën e parë e tha hapur se s’do të dilte kurrë me të.

Ndërsa Melisa tha se njeriu mund të ndryshojë opinion për dikë kur shikon të mira tek ai person.

Pjesë nga debati Melisa-Mevlan:

Melisa: Je tu hy si pykë.

Mevlani: Janë rrena.

Melisa: Çfarë kam thënë, unë e kam thënë në studio e bakstage e kam thënë që nuk dal me Elvisin.

Elvis: Melisa nuk ka pas ndonjë gjë personale por për strategji, me kalimin e kohës ka vënë re nja dy tre gjera e jemi aty ku jemi.

Melisa: Është ajo femra tipike që nuk i plas çfarë thotë tjetri, do dua një ditë një partnere që të mos dijë se çfarë thonë të tjerët.

Melisa: Nëse ndihesh budalla është problemi që ke ti me veten.

Mevlani: Nuk du me ta prish takimin.
Shtuar më 07/01/2021, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori