Sherr mes kushërinjve në Shkodër, 30-vjeçari përfundon në spital
Një 30-vjeçar i identifikuar si Driton Leka ka mbetur i plagopsur me thikë.

Burimet bëjnë me dije se Leka është plagosur me thikë në këmbë nga kushëriri i tij, i identifikuar si Denislon Leka.

Dy kushërinjtë janë përplasur fizikisht në Shkodër, për arsye që ende nuk dihen.

Ndërkohë që në debat e sipër, 20-vjeçari ka nxjerrë thikë dhë ia ka ngulur kushëririt të tij 30-vjeçar, duke e lënë të plagpsur në këmbë.

Driton Leka ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore, e ndërsa Denilson Leka është shpallur në kërkim.
Shtuar më 18/11/2019, ora 20:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori