Sherr mes fqinjësh, goditet me thikë 84-vjeçarja në Kuçovë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë ku pas një konflikti mes fqinjësh është plagosur me armë të ftohtë një e moshuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe siç bëjnë me dije burime nga policia, File T., 84 vjeçe është plagosur lehtë me thikë nga Rajmonda S., 28 vjeçe, pranë banesës së kësaj të fundit.
E moshuara është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Agresorja po hetohet në gjendje të lirë. Ajo vuan nga probleme mendore dhe dyshohet se ka vepruar në kushte depresioni./albeu.com/
Shtuar më 24/01/2017, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori