Sherr mes femrash, gruaja dhe vajza rrahin keq një të moshuar në Durrës
Një ditë më parë në qytetin e Durrësit ka ndodhur një sherr mes një grupi grash.

Mësohet se shtetaset me inicialet M.H e A.B, përkatësisht 41 dhe 26 vjeç, kanë goditur me mjete të forta shtetaset me inicialet N.B dhe L.H, përkatësisht 60 e 50 vjeç. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetaset M.H e A.B, vjeç 41 e 26, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, kanë goditur me mjete të forta, shtetaset N.B dhe L.H, vjeç 60 e 50, banuese në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2017, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori