Sherr mes adoleshentëve në Elbasan, plagoset një 18 vjeçar
Pëlqej
Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me një moshatarin e tij në Elbasan.

Ngjarja mësohet të këtë ndeshur për motive banale, ndër policia ka arrestuar autorin.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Konflikt për motive banale mes dy 18 vjeçarëve, konflikt që përfundoi me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Policia e Elbasanit brenda 20 minutave kap dhe arreston autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në fshatin Hajdaran.

Më datë 03.09.2017, rreth orës 15.00 është marrë informacion nga salla operative se në Spitalin Kirurgjik Elbasan ka shkuar një shtetas nga fshati Hajdaran I plagosur me thikë.

Menjëherë u dërguan shërbimet e policisë dhe nga veprimet hetimore paraprake konstatuan se; një grup djemsh në një lokal të fshatit Hajdaran kishin qenë duke luajtur me letra.

Më pas gjatë lojës shtetasi SH.XH., 18 vjeç ka debatuar fillimisht me fjalë me shtetasin O.Y., 18 vjeç, se cili prej tyre do futej në lojë dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me grushta.

konflikt e sipër 18 vjeçari O.Y ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar në brinjën e djathtë 18 vjeçarin SH.XH.

Shtetasi SH.XH, ndodhet në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore të Specialistëve të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë arrestimi i të dyshuarit të kësaj ngjarje 18 vjeçarit O.Y.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal./albeu.com/
Shtuar më 03/09/2017, ora 19:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori