Sherr me thika, plagoset transgjinori Anxhela
Transgjinori i njohur me emrin Anxhela ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në Tiranë. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Ende nuk dihet se me kë është përfshirë në konflikt Anxhela, por sipas policisë ai ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe është larguar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30 minuta në rrugën “Xhorxh Bush” në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2017, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori