Një 15-vjeçar ka humbur jetën në
Prizren si pasojë e plagëve të marra pas një përleshjeje me thikë mes pesë të rinjve në këtë komunë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth
orës 10:00 të paradites së sotme në
rrugën “Ylber
Fanaj” të këtij qyteti.
“Sot, rreth
orës 10:00 në
rrugën “Ylber
Fanaj” në
Prizren, pas një përleshje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit e ka goditur viktimën L.B., me një mjet të prehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze dhe për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia dhe prokurori i shtetit kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit. Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për ekzaminimin në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në
Prizren.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 13:28