Sherr me thika në Himarë, plagoset 75-vjeçari
Pëlqej
Në Himarë fatmirësisht është parandaluar një konflikt i cili mund të përshkallëzohej deri në ngjarje tragjike!

Pas një telefonate e cila ka ardhur në Sallën Operative Himarë, lidhur me një konflikt në fshatin Pilur, midis dy shtetasve, Strukturat e Policisë së Komisariatit Himarë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar konfliktin i cili mund të përshkallëzohej deri në vrasje.

Në vendngjarje shërbimet policore kanë konstatuar shetasin Jani Kreku i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur si edhe ka goditur me mjete të ftohta prerëse-shpuese (thikë), në tentativë për ta vrarë shtetasin V.L., 57 vjeç, i cili aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Jani Kreku, 72 vjeç, banues në Pilur, Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale ”Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76-22 dhe 279 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori