Sherr me thika në Elbasan, arrestohet 43 vjeçari
Një sherr mes dy personave për pak ka përfunduar me pasoja fatale, por fatmrësisht policia ka ndërhyrë në kohë.

Në pranga ka përfunduar një 43 vjeçar me iniciale S.B, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin A.M., 57 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:30 minuta në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit duke vënë në pranga autorin.

Rreth orës 15.30, Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, po ndodh një konflikt mes dy shtetasve ku njëri prej tyre ka armë të ftohtë thikë.

Pas marrjes së njoftimit menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe falë ndërhyrjes së shpejtë është arritur të kapet autori në flagrancë shtetasi S.B., 43 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin A.M., 57 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2019, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori