"Çmendet" durrësaku, kërcënon me armë zjarri komshijen
Policia ka vënë në pranga një të ri në Durrës pasi kanosi me armë zjarri një grua.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se pas një sherri banal me komshien, një 32 vjeçar ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasen Sh. Ll. 49 vjeçe, banuese në Durrës.

Mësohet se i arrestuari është Fation Bregu 32 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i policisë

Ndërhyrja e menjëhershme e Forcave të Policisë parandalon përshkallëzimin e pasojave të një konflikti. Kanos një shtetase me armë zjarri. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe një automjet.

Arrestohet në flagrancë një shtetas. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, falë ndërhyrjes së menjëhershme kanë bërë të mundur parandalimin e pasojave të rënda të një konflikti të ndodhur midis dy shtetasve.

Uniformat blu në sajë të veprimeve hetimore të shpejta kanë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Fation Bregu 32 vjeç, banues në Durrës. Në lagjen Nr. 17/1, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasen Sh. Ll. 49 vjeçe, banuese në Durrës. Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• arma e zjarrit pistoletë, e modifikuar, kalibër 6.35 mm dhe
• një automjet tip Ford Foxus.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2017, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori