Sherr me gota dhe pjata mes Blushit dhe ish-drejtorit në Top Media në restorantin luksoz
Një përplasje fizike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në një restorant në qendër të Tiranës mes Ben Blushit, aktualisht drejtues i Top Channel dhe ish-drejtorit të Digitalb, Alban Jaho.

Ky i fundit u shkarkua nga detyra pas shkuarjes së Blushit në Top Media.

Siç raporton "Standard", ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, ku të pranishëm ishin edhe dy biznesmenë të njohur në vend, njëri prej tyre pronari i një televizini.

Nuk dihen shkaqet e këtij sherri mes tyre, por mësohet se gjatë minutave të tensionit ndaj njeri-tjetrit janë hedhur pjata dhe gota qelqi. Për fat të mirë nuk ka të dëmtuar.
Shtuar më 26/06/2019, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori