Sherr masiv në Tiranë, plagoset me thikë një 15-vjeçar
Pëlqej
UPDATE - Disa të rinj janë përleshur në Tiranë, tek shehi "Shtraus", vend i njohur ndryshe si Xhamlliku.

Sipas informacioneve të para, pas një sherri masiv mes shokësh, të rinjtë kanë gjuajtur njëri tjetrin me sende të forta dhe thika ndërsa raportohet për 4 të lënduar.

Akoma nuk dihet arsyeja e këtij sherri ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital.

Njëri nga të plagosurit është Klevis Q. (15 vjeç), i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes.

Policia tashmë ka qetësuar situatën dhe po heton për detajet. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori