Sherr masiv në Itali, moldavi ther me thikë në fyt shqiptarin
Një përleshje ka ndodhur në Itali ku një shqiptar është plagosur me thikë në fyt nga një 37-vjeçar moldav.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të njohur si Terni në Itali.

I lënduar ka mbeti shqiptari 33-vjeçar, i cili është sulmuar me thikë në fyt nga moldavi.

Sipas të dhënave të parë shqiptari aktualisht është i shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Santa Maria.

Dyshohet se shkak për sherrin ku janë përfshirë disa persona të jetë bërë një borxhi i pakthyer.

Ndonëse kishin shkuar për t’u sqaruar, moldavi ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar shqiptarin. Pas ngjarjes moldavi është vënë në pranga. /albeu.com/

Shtuar më 15/10/2017, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori