VIDEO/ Bëri s*ks me Gjicin në zyrën e Bashkisë, mbërrin në GJKKO Alma.K, me kapele në kokë dhe fytyrë të mbuluar

Ka mbërritur në ambientet e GJKKO Alma.K, gruaja që u përfshi në skandalin seksual që fundosi ish-kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Në dëshminë e saj Alma  ka pretenduar se në fillim ka qenë Gjici ai që i ka kërkuar favore seksuale ndërsa më pas tek rasti në video gjithçka që ka ndodhur ka qenë me dëshirën e saj.

Ne videon e publikuar më 16 qershor, Alma.K, shfaqej duke bërë seks oral me Safet Gjicin. Pas marrëdhënieve seksuale ata biseduan në lidhje me një tender që gruaja do të merrte nga kjo bashki, për sterilizimin e qenve.

Për akuzën që rëndon ndaj tij, Gjici rrezikon deri në 7 vite burg, por  kjo varet nga ecuria se si do të shkojë çështja ndaj tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Gjithashtu në GJKKO pritet të mbërrijë edhe Safet Gjici, i cili u arrestua dy ditë më parë./albeu.com/


Shtuar 26.06.2023 12:04